
U shfaq në skenën shqiptare fillimisht si modele ndërsa së fundi dhe si këngëtare. Afërdita po tregon se është një vajzë seksi por “fatkeqësisht” e fejuar dhe gjinia mashkullore mundet vetëm të shikojë hiret e saj femërore dhe ta lakmojë një femër si ajo. “Njihem si femër shumë e thjeshtë, por si pjesë më seksi në trupin tim them se kam këmbët dhe gjoksin, për të cilat gjinia mashkullore gjithmonë më ka komplimentuar”, thekson modelja. “Më seksi ndihem me pantallona të shkurta… Më pëlqen të nis makinën si e çmendur, më përshtatet Lamburgini”, tregon Afërdita. Arta dhe Kaci e kanë transformuar atë në disa imazhe të ndryshme që i përshtaten për mrekulli.
Në Shkup shumë shpesh, prej Shpatit
Kohë më parë treguam se këngëtari Shpat Kasapi po bënte relax pranë të fejuarës në Shtetet e Bashkuara, kurse këtë radhë po ndodh e kundërta, Afërdita Dreshaj po qëndron në Shkup tek i fejuari. Përveç disa ditë pushimi, modelja e njohur këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për punë. Sapo ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri të këngës “Shumë trafik”, të cilën e prezantoi gjatë festave të fundvitit. Ndryshe nga disa klipe të realizuara më herët, në këtë të fundit ajo duket shumë më ndryshe. “Jam munduar të dukem më ndryshe nga klipet e para, këtu jam me flokë të shkurta, stil ndryshe dhe më bjonde, fotot pasqyrojnë më mirë ndryshimin”, tregon për “Panorama plus”, Afërdita Dreshaj.
AFËRDITA ME REGJISOR KROAT
Ka vendosur të merret seriozisht me muzikë dhe gjatë stinës së verës pritet të hedhë në treg dhe albumin e parë. Për realizimin e klipit të fundit ajo ka bashkëpunuar me regjisorin kroat, Dario Jankoviè. Skenat e klipit janë realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, më saktësisht në teatrin kombëtar të këtij qyteti dhe në kafe bar “Famouse”. “Ditën që është xhiruar klipi filloi të bjerë borë, imagjinoni një mars me borë, ndërsa po atë ditë kishim vendosur të xhirojmë. Kemi punuar në të ftohtë dhe nuk jemi dorëzuar”, thekson Dreshaj. Ndërkohë që i është dashur të udhëtojë drejt Manastirit nga Prishtina së bashku me Artën dhe Kacin, ata kanë humbur rrugën duke bërë xhiro për disa orë rresht. “Isha në makinë me Kacin dhe Artën. Humbën rrugën për në qytetin e Manastirit pasi Shpati nuk ishte me ne dhe na priti atje. U vonuam shumë dhe nga Shkupi deri në Manastir rruga na zgjati 7 orë, kurse normalisht ky udhëtim zgjat vetëm 1 orë e gjysëm”, thekson duke buzëqeshur Afërdita.
NË SHËNJESTËR TË
TABLOIDËVE MAQEDONAS
Përveç punës së klipit dhe relaksit pranë të fejuarit, modelja ka pasur një paraqitje tepër intensive në Shkup. Ajo ka qenë në shënjestër të mediave dhe tabloidëve maqedonas, duke pozuar për revista dhe gazeta të ndryshme atje. Imazhi i bukur femëror i Afërditës ka lënë pa fjalë fotografët maqedonas, ndërsa redaktorët e mediave të shkruara atje kanë vendosur në kopertinë fotot e Afërditës duke e prezantuar si një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare. “Krema” dhe “1E” janë disa nga magazinat e njohura për të cilat ka pozuar Afërdita. Padyshim një marketing i lakmuar ky për çdo artist.
NJË NATË ROMANTIKE NË ATHINË
Shpati viziton shpesh shtetin grek shkak i koncerteve. Ai ka qenë disa herë i ftuar në një nga emisionet televizive më të ndjekura atje. Për festën e “Shën Valentinit”, çifti ka qëndruar në Athinë duke kaluar disa ditë romantike. “Shpati kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Athinë. Si befasi ai më dërgoi në atë dhomë, në të cilën ishte një shtrat i mbuluar me lule të bukura. Kaluam disa momente tepër të këndshme në shoqëri të shampanjës”, tregon Afërdita.
1 comment:
ZBULOHET SEKRETI I PRAPASKENAVE-GENTA ISMAJLI DO FITOJE "DANCING WITH THE STARS"-revista ALBANIAC.
Gallate tek ky spektakli...jam semure thote Cani dhe ju jep te gjitheve nga dy dhe tre pike hahahhaa. Normale vlersimi i Canit s'para ka shume vlere gje qe e thone edhe drejtuesit e spektaklit te cilet ne menyre imponuese i tregojne publikut se JU MUND TE NDRYSHONI VLERSIMIN E GJYQTAREVE hahahaha.Jo la mos u merzit se e ndryshon Vodafoni vete lol. Meqe jemi tek drejtuesit; cfare po ndodh midis Alketes dhe drejtuesit ne Gold Room, Genti e ka emrin apo jo? Duket sikur ata te dy nuk shkojne mire dhe gerricjet po i sjellin edhe ne skene. Nese ndoqet serine e fundit mund ta keni vene re kur ne fillim te spektaklit dolen bashke, Alketa nuk po i linte rradhe Gentit dhe kur ky tentoi te flase ajo i zgjati doren para hahahaha "Oh no you didnt!" hahahhahaha. Me vone kur Alekta do prezantonte jurine, Genti e nderpreu duke thene pak a shume se ata nuk kane nevoje per prezantim (dhe i prezantoi gjithsesi lol). UUUUUU! Ne drama te tjera, ne shtyp u fol se Joni Pustina nuk shkonte mire me ish-partneren e kercimit dhe pas nje sherri ajo u largua nga spektakli per tu zevendesuar nga nje balerine e re. Doni me drama? Dicka po ndodh midis Viktorit dhe Isides e cila teksa Cani po bente shaka me Viktorin rreth demit dhe brireve, beri qe Isida te nxehej dhe te pergjigjej "Me brire apo pa brire Viktori dem eshte". Ua Ua UAAAAAAAAAAAA! Po mire mi shoqja veterinere lol pse je kaq e sigurte ti? Ti vec kercen me Viktorin hahahaha. Po Iva c'pati? Une e kritikova qe i foli ashtu Gentes, por une ate pune kam lol kjo s'do te thote qe ajo te zbutej!!! Po i bente qejfin te gjitheve gjate vleresimeve jooooooooooooooooooooo!!! Thuaji qe jane kot fare s'e perndryshe s'ka spektakel :((( Po dhe Pasodoble me AC/DC vetem tek spektakli i ketyre lol. Landi dhe Lori...do arrijne ne finale po nuk do fitojne. Per te fituar do fitoj Genta. Jo se e thashe une po e kane thene ...eme ata emra te te cileve nu kduhet ti them .
Post a Comment