
INTERVISTE E BESIANA KASAMIT - BIG MAMA
PESE JAVE NE ‘VIP SHPIJA’
"Arsyeja e pare qe me shtyn te marr pjese ne kete loje eshte se cmimi i fituar, pra 50 mije euro, do te dedikohet per familje me nevoja. Kjo gje me ka bindur me shume dhe do te jem shume e lumtur se me kete gje do te gezoja ndonje familje, te cilat ditet e sotshme sa vijne e shtohen edhe me shume", ka thene Bigi
Kengetarja e njohur, Big Mama keto dite ka konfirmuar futjen e saj ne muajin prill ne shtepine me te perfolur ne vend "Shpija e Kosoves" te quajtur tashme "VIP Shpija". Ajo ne kete shtepi do te qendroj pese jave bashke me disa kolege te saj dhe shpreson qe do te kaloje mire. Megjithekete, ndihet e kenaqur qe ne kete forme do te kontribuoje per njerezit qe kane nevoje, pasi me mjetet e mbledhura nga ky reality-shou do te ndihmohen familjet skamnore. Pra, ne kete menyre personalitetet tona publike kane gjetur formen per t’u dale ne ndihme familjeve skamnore. Ne kete reality-shou do te mblidhen 50 mije euro dhe do te ndihmohen familjet qe kane nevoje per to. Per me shume rreth qendrimit te saj ne "VIP Shpija" flet Bigi per "Kosova Sot".
"Kosova Sot": Cfare ju shtyri te merrni pjese ne reality shou "VIP Shpija"?
Big Mama: Arsyeja e pare qe me shtyri te marr pjese ne kete loje eshte se cmimi i fituar, pra 50 mije euro, do te dedikohet per familje skamnore. Kjo gje me ka bindur me shume dhe do te jem shume e lumtur se me kete gje do te gezoja ndonje familje te varfer, te cilat ditet e sotshme sa vijne e shtohen edhe me shume. Mirepo, nga kendveshtrimi tjeter them se pa Big Mamen nuk ka shou aty, hahaha, mirepo, pervec kesaj, aty mund te bej edhe nje pushim te kendshem ne pranine e kolegeve te mi.
"Kosova Sot": A mendoni se do te mund te qendroni deri ne fund?
Big Mama: Vete arsyeja e pare qe loja reality shou eshte per donacion me ben edhe me te forte, ne menyre qe do te mundohem te qendroj.
"Kosova Sot": Si do te mund t’i perballoni 24 kamera per 24 ore?
Big Mama: Ate s’e kam problem fare, ngase gati cdo dite jam para kamerave. Ndersa e dyta eshte se nuk jam e kompleksuar, jam ajo qe jam si para, si pas kamerave. Kete jam munduar ta tregoj edhe me prezencen time ne disa emisione, por ketu do te kuptohet me mire.
"Kosova Sot": Mendoni se do te merziteni brenda ‘Shpise’?
Big Mama: Nuk besoj se do te merzitem, sepse jam shume e adaptueshme. Andaj, edhe lehte mund te mesohem te qendroj mbyllur ne ate shtepi. Besoj se do te me pelqej kjo menyre e jeteses, sepse jam nje tip qe jetoj me pak ato qe i kam.
"Kosova Sot": A do te mund te jetoni me koleget tuaj brenda shtepise edhe po qe se ndonjeri prej tyre nuk eshte i preferuar per ju?
Big Mama: Do ta provoj dhe do te shoh, por nje fjale te mesueses sime e mbaj mend: ‘Gjithe mikun e vertete e kupton ne rruge te gjate dhe te jetosh me te’. Prandaj, do te shohim se cka do ndodhe. Mirepo, une mendoj se aty nuk do te kete kolege qe nuk jane te preferuarit e mi, ngase shumicen prej tyre i kam miq dhe dashamire te mi.
"Kosova Sot": Meqe jeni person publik, do te mundoheni te kurseheni nga disa gjera brenda shtepise, apo do te jeni vetvetja sikur ne jeten e perditshme?
Big Mama: Une nuk jam nje tip me komplekse, mirepo do te mundohem te kaloj ditet dhe te jetoj ashtu sic jam edhe jashte shtepise dhe publiku te me njohe me mire, sepse VIP-at nuk kane brire, hahaha, por jane njerez te thjeshte, si te gjithe njerezit. Pra, nuk do te kursehem nga asgje, do te jem apo ajo Bigi qe jam ne jeten e perditshme, e thjeshte dhe me plot sens humori .
No comments:
Post a Comment