
Ka vendosur t’i shkruajë vetë vargjet e këngës së saj më të re, që do të publikohet si klip në disa nga kanalet muzikore. Kënga me muzikë të Flori Mumajesit sapo ka përfunduar regjistrimin, ndërkohë që Ronela Hajati ka filluar përgatitjet për realizimin e klipit të saj të veçantë. Bëhet fjalë për një krijim që flet mbi ndarjen midis dy të dashuruarve, ndërsa vajza pas shumë kohësh vendos të flasë e t’i thotë gjërat hapur, dhe po ashtu vendos të harrojë gjithçka që ka kaluar në këtë histori dashurie. Këngëtarja pohon se nuk është frymëzuar nga ndonjë histori personale të saj, kur është ulur të shkruajë vargjet. Nërkohë puna për realizimin e këtij klipi ka qenë dhe arsyeja pse këngëtarja nuk ka marrë pjesë në “Top fest 7”, një garë ku garojnë shumë këngëtarë të rinj. Ronela Hajati konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me një tjetër këngë dashurie me titull “Kam frikë të të dua”. Ajo u zbulua si këngëtare në spektaklin “Akademia e Yjeve” në TV Klan, dhe këndon në rrymën R and B. Artistja 20 vjeçare në festivalin “Kënga Magjike” ndryshoi stil duke marrë pjesë me një këngë “house” kompozuar nga Ervin Gonxhi. Teksti fliste për një histori dashurie, ku një vajzë dashuron një djalë që manifeston karakter të paqëndrueshëm. Në ndryshim nga ajo këngë ku vajza shpresonte që një ditë djali të ishte ai që ajo dëshironte, në këngën e re ajo flet për një histori, të cilës i jepet fund.
No comments:
Post a Comment