Sunday, March 28, 2010

Ronela Hajati, klip te ri per ndarjen


Ka vendosur t’i shkruajë vetë vargjet e këngës së saj më të re, që do të publikohet si klip në disa nga kanalet muzikore. Kënga me muzikë të Flori Mumajesit sapo ka përfunduar regjistrimin, ndërkohë që Ronela Hajati ka filluar përgatitjet për realizimin e klipit të saj të veçantë. Bëhet fjalë për një krijim që flet mbi ndarjen midis dy të dashuruarve, ndërsa vajza pas shumë kohësh vendos të flasë e t’i thotë gjërat hapur, dhe po ashtu vendos të harrojë gjithçka që ka kaluar në këtë histori dashurie. Këngëtarja pohon se nuk është frymëzuar nga ndonjë histori personale të saj, kur është ulur të shkruajë vargjet. Nërkohë puna për realizimin e këtij klipi ka qenë dhe arsyeja pse këngëtarja nuk ka marrë pjesë në “Top fest 7”, një garë ku garojnë shumë këngëtarë të rinj. Ronela Hajati konkurroi në festivalin “Kënga Magjike” me një tjetër këngë dashurie me titull “Kam frikë të të dua”. Ajo u zbulua si këngëtare në spektaklin “Akademia e Yjeve” në TV Klan, dhe këndon në rrymën R and B. Artistja 20 vjeçare në festivalin “Kënga Magjike” ndryshoi stil duke marrë pjesë me një këngë “house” kompozuar nga Ervin Gonxhi. Teksti fliste për një histori dashurie, ku një vajzë dashuron një djalë që manifeston karakter të paqëndrueshëm. Në ndryshim nga ajo këngë ku vajza shpresonte që një ditë djali të ishte ai që ajo dëshironte, në këngën e re ajo flet për një histori, të cilës i jepet fund.

Adelina Ismaili: Jam e dashuruar në...




Në një intervistë për KTV-në, ikona e muzikës kosovare, Adelina Ismajli, ka folur rreth angazhimeve të fundit, videoklipit, Këngës Magjike dhe jetës private.

“Unë jam prononcuar për shtyp se relacioni im është Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Zvicër, Gjermani etj., etj. Arsyeja pse nuk kam qenë qe një kohë të gjatë në media elektronike është se nuk e kam ditur që njeriu duhet të jetë për gjithçka. Kur do të kem për të thënë diçka, unë do të jem aty dhe do të flasim gjëra të ndryshme”.

Adelina kohë më parë lansoi vidoklipin e këngës “Urdhri i ri Illyric”, këngë që u manifestua me gjyqe nëpër Zvicër për shkak të ankesave të qarqeve serbe.

“Kam realizuar këtë videoklip që ka nisur si shaka dhe nuk ka qenë diçka primare për mua, mirëpo unë kam punuar, dhe faleminderit Zotit, sepse gjëja e parë kanë qenë temperaturat -30. Xhirimet e klipit janë bërë në Francë kurse montimi në Shkup. Më duhet të sqaroj diçka pasi që asnjë studio në Francë dhe në Zvicër nuk ishte e lirë dhe u detyrova që montimin ta bëj në Shkup. Montimin e kam bërë vet”.

“A kam pritur të fitoj në Kënga Magjike? Jo, jo. Në momentin që kam arritur në Shqipëri, mediat kanë folur për fitoren time, dhe kam thënë: 'Ju betohem se vendet e para do të mund ta shkatërronin karrierën time', pasi që unë isha aty dhe e fitova epitetin. Unë e kam ditur se do të ndodhë, por nuk e kam menduar se gjysma e kolegëve do të votojnë me pikë të plota për mua. Kënga ishte perfekte, gjithçka ishte perfekte. Do të doja t'i përkushtohesha më shumë paraqitjes skenike”, ka thënë këngëtarja duke premtuar koncerte gjatë verës në Kosovë.

E pyetur për ndonjë të re në jetën e saj private, Adelina u përgjigj me ironi: “Të gjithë presin diçka nga jeta ime private. Po, jam e dashuruar në motorët e aeroplanit sepse jeta ime private më shumë është në aeroplan se sa në tokë”.

Marigona Dragusha Me Pamje te Re!


Modelja dhe bukuroshja kosovare, Marigona Dragusha, e cila po jeton ne New York, ka nderruar pamjen e saj gjate nje paraqitjeje qe ka pasur ne nje sesion te ri fotografish.

Ajo ka prere floket shkurt, para se te merr pjese ne Konferencen per Uje te organizuar nga Organizata Boterore e Ujit e Kombeve te Bashkuara, ku eshte emeruar edhe Ambasadore e Nderit nga kjo organizate, per te rritur sensibilizimin per kursimin e ujit te pijshem ne bote.

Ndryshe, Dragusha eshte pjese e agjencise se modes “Donald Trump Models” dhe pritet qe se shpejti te paraqitet ne disa fushata marketingu ne New York.

Adrian Gaxha: Do beja seks me nje kengetare, nuk i’a them emrin



Me vite e kane pergojuar per 1001 gjera. Ka qendruar indiferent dhe pa etje per te kundershtuar duke thene “eshte ashtu apo keshtu”.

Ai gjithmone eshte i diskutuar. Duket qe Adriani pelqen me shume te flas permes muzikes se tij. Perkunder thashethemeve te shumta, as sukseset nuk i kane munguar. Kengetari ka shkelur edhe skenen e “Eurovizion”-ut.

Kete radhe, ai hap zemren dhe tregon shumecka...

Mendon se je ne hap me kohen?

Dua qe une te shkel kohen e jo ajo mua. Mendoj se jam ne hap me trendin, sic kam qene perhere. Muzika ime pelqehet jo nga disa, por nga shume njerez. Ky fakt me ben te punoj edhe me shume e te mos kenaqem me ate qe kam arritur deri tash.

Keni hapur studio personale. Sa keni investuar ne te?

Kam investuar shume, vetem une e di sa para me kane shkuar, por e rendesishmja eshte qe me ne fund e kam realizuar endrren time jetesore qe te kem studio te madhe profesionale. Studioja eshte vendi ku ndihem me se miri.

Te investosh diku do te thote qe te kesh. Eshte i pasur Adriani?

I kam te gjitha ato qe me duhen: qetesine shpirterore, shendetin dhe familjen. Jam shume i pasur.

Vetura jote eshte?

Cfare kane qejf me e pasur krejt shqiptaret, BMW. Ne fakt, nuk mund te them se jam shume i dhene pas veturave pasi e perdori shume rralle. Mua me shume me pelqejne motoret.

Ke ndonje hobi?

Se fundi po me pelqen te luaj ping-pong. Jam bere kinez.

Ke ndonje vend ne te cilin te rrihet me se shumti?

Pjesen me te madhe te dites e kaloj ne shtepi sepse studion dhe sallen e vallezimit i kam aty. Pra, nuk jam i rrugeve. Edhe ping-pong luaj ne shtepi. I mbledh shoket, luajme dhe kenaqemi shume.

Ne shtepi me ke jeton?

Me prinderit e mi, 10 mace dhe 2 qene.

Cili eshte raporti juaj me kengetarin Shpat Kasapi?

Pyetje e qelluar. Edhe pse ne opinion eshte krijur bindja se nuk kemi raporte te mira, mua me duhet te them se une dhe Shpati jemi shoke.

Cfare stili te veshjes ke?

Vishem ashtu sic me do qejfi. Nuk dirigjohem nga shifrat apo moda.

Si e komentoni imitimin e Justinit?

Shumica po mendojne qe une jam kopje e Justinit por kurre nuk jam munduar te dukem si ai. Nuk dua te futem ne karakterin e askujt.

Po me femrat si i ke raportet?

I dua, edhe ate shume bile.

Ke pasur shume femra deri me sot?

I kam pasur dy lidhje serioze. Sa i perket aventurave nuk me pelqen te flas e as te jap shifra. Eshte gje banale. Nuk jam prej atyre qe e hapin gojen dhe mburren me pune si keto.

Tipi i femres favorite?

Dashuria nuk njeh stil, fame a para. Ndoshta mund te jete pa stil, pa fame a para por une ta dua!

A ke pasur femer nga Kosova?

Po, kam pasur.

Me cilen kengetare shqiptare e kishe bere nje nate?

Te gjitha jane te bukura, andaj… Ama do ta beja me shume qejf me njeren, por nuk mund ti permend emrin sepse ka bere frajer!!

A e lexon "Kosovaren"?

"Kosovarja" me nuk po vjen ne Maqedoni, keshtu qe kam nje lutje per drejtorin, qe te mundohet ta sjell prape edhe te ne. Revisten e marre sa here qe udhetoj diku. "Kosovarja" eshte "Boom"!

Per fund?

Pershendetje te gjitheve. Degjojeni albumin tim. E vlen!

Elvana Gjata dhe "Hitech" Nominohen per "Balkan Music Awards 2010"




Videoklipi i Elvana Gjates "Hitech" punuar nga kompania Entermedia Creative Agency eshte nominuar ne mesin e 20 videoklipeve me te mira te ballkanit per ceremonine e ndarjes se cmimeve ne "Balkan Music Awards 2010" qe do te mbahet ne muajin Maj ne Sofie te Bullgarise. Shtetet qe marrin pjese ne kete ceremoni jane: Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Greqia, Turqia, Romania, Bosnia dhe Hercegovina, Kroacia dhe Slovenia. Ky eshte videoklipi i vetem shqiptar qe do te garoje ne kete eveniment.

20 Nominimet
1. Alisia - "Shte se vozim li"
2. Anna Vissi - "Stin pira"
3. Atiye - "Muamma"
4. Casanova - "Bel papir"
5. Colonia - "Lazu oci moje"
6. Connect-R - "Burning love"
7. Dino Merlin & Emina Jahovic - "Med"
8. Edward Maya ft.Vika Jigulina - "Stereo Love"
9. Elvana Gjata - "Hitech"
10. Galia - "3 Minuti Do Show"
11. Hari Mata Hari - "Sreca"
12. Kaliopi - "Ljubicice"
13. Karolina ft.Sky Wikluh - "Kraj"
14. Milan Stankovic - "Face"
15. Morandi - "Colors"
16. Murat Boz - "Her Seyi Yak"
17. Nenad Ceranic - "Suzama Kupices Me"
18. Seka Aleksic - "Poslendji let"
19. Severina - "Haljinica Boje Lila"
20. Teodora - "Adrenalin"

Tuesday, March 23, 2010

Aferdita Dreshaj me e preferuara e kopertinave ne Maqedoni


U shfaq në skenën shqiptare fillimisht si modele ndërsa së fundi dhe si këngëtare. Afërdita po tregon se është një vajzë seksi por “fatkeqësisht” e fejuar dhe gjinia mashkullore mundet vetëm të shikojë hiret e saj femërore dhe ta lakmojë një femër si ajo. “Njihem si femër shumë e thjeshtë, por si pjesë më seksi në trupin tim them se kam këmbët dhe gjoksin, për të cilat gjinia mashkullore gjithmonë më ka komplimentuar”, thekson modelja. “Më seksi ndihem me pantallona të shkurta… Më pëlqen të nis makinën si e çmendur, më përshtatet Lamburgini”, tregon Afërdita. Arta dhe Kaci e kanë transformuar atë në disa imazhe të ndryshme që i përshtaten për mrekulli.

Në Shkup shumë shpesh, prej Shpatit
Kohë më parë treguam se këngëtari Shpat Kasapi po bënte relax pranë të fejuarës në Shtetet e Bashkuara, kurse këtë radhë po ndodh e kundërta, Afërdita Dreshaj po qëndron në Shkup tek i fejuari. Përveç disa ditë pushimi, modelja e njohur këtë periudhë po e shfrytëzon edhe për punë. Sapo ka përfunduar xhirimet e klipit më të ri të këngës “Shumë trafik”, të cilën e prezantoi gjatë festave të fundvitit. Ndryshe nga disa klipe të realizuara më herët, në këtë të fundit ajo duket shumë më ndryshe. “Jam munduar të dukem më ndryshe nga klipet e para, këtu jam me flokë të shkurta, stil ndryshe dhe më bjonde, fotot pasqyrojnë më mirë ndryshimin”, tregon për “Panorama plus”, Afërdita Dreshaj.

AFËRDITA ME REGJISOR KROAT


Ka vendosur të merret seriozisht me muzikë dhe gjatë stinës së verës pritet të hedhë në treg dhe albumin e parë. Për realizimin e klipit të fundit ajo ka bashkëpunuar me regjisorin kroat, Dario Jankoviè. Skenat e klipit janë realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, më saktësisht në teatrin kombëtar të këtij qyteti dhe në kafe bar “Famouse”. “Ditën që është xhiruar klipi filloi të bjerë borë, imagjinoni një mars me borë, ndërsa po atë ditë kishim vendosur të xhirojmë. Kemi punuar në të ftohtë dhe nuk jemi dorëzuar”, thekson Dreshaj. Ndërkohë që i është dashur të udhëtojë drejt Manastirit nga Prishtina së bashku me Artën dhe Kacin, ata kanë humbur rrugën duke bërë xhiro për disa orë rresht. “Isha në makinë me Kacin dhe Artën. Humbën rrugën për në qytetin e Manastirit pasi Shpati nuk ishte me ne dhe na priti atje. U vonuam shumë dhe nga Shkupi deri në Manastir rruga na zgjati 7 orë, kurse normalisht ky udhëtim zgjat vetëm 1 orë e gjysëm”, thekson duke buzëqeshur Afërdita.

NË SHËNJESTËR TË
TABLOIDËVE MAQEDONAS


Përveç punës së klipit dhe relaksit pranë të fejuarit, modelja ka pasur një paraqitje tepër intensive në Shkup. Ajo ka qenë në shënjestër të mediave dhe tabloidëve maqedonas, duke pozuar për revista dhe gazeta të ndryshme atje. Imazhi i bukur femëror i Afërditës ka lënë pa fjalë fotografët maqedonas, ndërsa redaktorët e mediave të shkruara atje kanë vendosur në kopertinë fotot e Afërditës duke e prezantuar si një ndër femrat më seksi të skenës shqiptare. “Krema” dhe “1E” janë disa nga magazinat e njohura për të cilat ka pozuar Afërdita. Padyshim një marketing i lakmuar ky për çdo artist.

NJË NATË ROMANTIKE NË ATHINË
Shpati viziton shpesh shtetin grek shkak i koncerteve. Ai ka qenë disa herë i ftuar në një nga emisionet televizive më të ndjekura atje. Për festën e “Shën Valentinit”, çifti ka qëndruar në Athinë duke kaluar disa ditë romantike. “Shpati kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Athinë. Si befasi ai më dërgoi në atë dhomë, në të cilën ishte një shtrat i mbuluar me lule të bukura. Kaluam disa momente tepër të këndshme në shoqëri të shampanjës”, tregon Afërdita.

Adelina Berisha: Stinen e Kam Shok!



Kengetar 20 vjecare,Adelina
Berisha ka treguar per Roze planet e saj per te ardhmen dhe per thashethemet
ne lidhje me kengetarin nga Shqiperia, Stine . Eshte njera prej
kengetareve qe zakonisht ka thashetheme per te. Madje eshte thene se ate e kane
kopjuar edhe kengetare te medha. Por, Adelina nuk merakoset per kete. Ajo nuk i
do shume festivalet per shkak te dallavereve, kurse per Stinen thote se e
ka vetem shok dhe asgje tjeter

NORA ISTREFI REFUZON TE MARRE PJESE NE REALITY SHOUN “VIP SHPIJA”



Nuk i perballon dot kamerat


“Tani, kete sezone, kam shume plane, andaj, sikur te isha mbyllur ne “VIP Shpija”, nuk do te mund t’i kryeja obligimet e mia muzikore. Mirepo, jane edhe disa arsye, p.sh. une nuk jam mesuar te qendroj e mbyllur ne shtepi dhe nuk me pelqen qe jeten time personale ta shohin te gjithe. Pra, nuk besoj se do t’u kisha perballuar tere atyre kamerave, nuk preferoj te jem 24 ore nen vezhgim te publikut”, thote Nora

Koheve te fundit po flitet shume per reality shoun “VIP Shpija”, i cili do te filloje me 1 prill. Pjesemarres ne te do te jene rreth dhjete personalitete te njohura publike dhe ata do te qendrojne rreth nje muaj ne kete shtepi. Deri me tani jane perfolur mjaft emra te mundshem, te cilet do te jene pjesemarres ne “VIP Shpija”, ndersa njera nder to ka qene edhe Nora Istrefi bashke me te fejuarin e saj Robertin, te cilet kane pasur nje oferte per t’u bere pjese e “VIP Shpise”, mirepo kete oferte Nora e ka refuzuar.

Sunday, March 21, 2010

Nora Istrefi, Tri Here Ne Jave Fitness



Nora Istrefi, Tri Here Ne Jave Fitness


Eshte ngritur pluhur rreth dobesimit te shpejte


te kengetares Nora Istrefi. Njerezit kane hedhur prognoza pa fund, dikush


thoshte dicka e dikush dicka tjeter. Nder tjerash u perfol se mes Nores e


Robertit ka probleme dhe kjo eshte arsyeja primare pse ajo vazhdimisht


dobesohet. Nderkaq, kengetarja, te cilen e karakterizon nje qetesi e madhe,


vetem pak dite me pare, u shpreh se formule suksesi per te mbetur ne forme eshte


ngrenia me rregull dhe ushtrimet e rregullta.Ushtroj tri here ne jave


fitnes dhe keshtu arrije ta mbaje ne forme trupin tim. Pastaj, nuk fle shume,


pasi puna jone zhvillohet naten. Mendoj se pagjumesia eshte nje faktor qe ndikon


ne dobesimin e njeriut. E rendesishme eshte se ndihem mire me shendet.", u


shpreh Nora, e cila tregoi se bie shume vone per te fjetur dhe pastaj nuk


zgjohet gjithe paraditen. Arsyetimi i Nores tingellon joshes ne veshet e atyre


qe kane probleme me kilogramet e tepert. Nese i analizojme mire fjalet e saj, i


bie "Po deshe te arrish formen qe do, behu kengetare!".

Dafina do te martohet ne vere?!



Kengetarja Dafina Zeqiri do te martohet ne vere te ketij viti. Keshtu ka thene nje burim i afert me kengetaren, dhe ka shtuar se momentalisht kengetarja eshte duke vazhduar qendrimin e saj ne Australi me te dashurin Krenar Cocaj. "Nuk e dime a do te kete fejese, megjithate ata mund te martohen", ka thene ky burim. Thashetheme per martesen e Dafines ka pasur shume gjate ketij viti. Kengetarja koheve te fundit ka publikuar ne internet edhe disa foto me te dashurin e saj, ku shihet ne bregdet. Per kengetaren ka pasur edhe me pare thashetheme, mirepo tani ato jane rritur pasi ishte paraqitur ne nje emision e shoqeruar me nje grua, te cilen e kishte prezantuar si vjehrren e saj. /gazeta shqiptare/mars 2010/
- - - - - - - - - - - -
p.s. Deri me tani thashethemet per disa martesa qe kane ndodhur (p.sh.Ermali) dhe qe do te ndodhin (p.sh. Tuna) kane folur gjithnje per shtatzenine si arsyen per ngutje ne kete drejtim. A thua Dafina mund te jete shtatzene poashtu? E sigurte eshte qe bile keto thashetheme lidhur me shtatzeni te parakohshme do mund te vertetohen pasi fruti vie pas sakte 9 muajve dhe keshtu eshte lehte te kalkulohet mbrapa he he...

VIP Shpija Zyrtarisht Fillon Ne Diten e Rrenave!



VIP Shpija e Kosoves nise me 1 Prill

Shpresojme qe data te jete e vertete per fillimin e "VIP Shpija" pasi bie mu ne "Diten e Rrenave" me 1 Prill. Sipas definiconit ky format duhet te jete nje "Reality Show" e jo ndonje "Rrena Show" ha ha.

Te konfirmuar per pjesemarrje jane:Big Mama , Stupcat , Agim Gerguri dhe Fatos Kryeziu (te gjithe me sens te mire humori). Gjithsejt do te jene 10 VIP-a qe do te hyjne ne "VIP Shpija" per 30 dite dhe emrat e tyre do te behen te ditur zyrtarisht, me sa duket, ne spektaklin e pare gjate hapjes solemne.

Te gjithe VIP-at kane hequr dore nga shperblimi. Ne te vertete shperblimi do te jete 1 SHTEPI per 1 FAMILJE ne nevoje. Ndersa sa para ne dite do te paguhen VIP-at te qendrojne ne kete shtepi, ende nuk eshte bere e ditur dhe mesiguri do mbetet ashtu

Juliana Pasha ndryshon look...



Juliana Pasha ndryshon look...

Ne klipin e meposhtem do te shikoni nje interpretim tjeter te Juliana Pashes e cila duket /shyqyr zotit/ se e ka marre seriozisht pjesemarrjen ne Eurovision dhe ka ndryshuar look komplet dhe une shpresoj qe ajo do te mbaj te njejten pamje dhe ne festival. Ajjj! Shume fiksim me duket ketu. Floket, pamja, interpretimi, veshja, dreqin po me pelqen dhe kenga hahaha. Ene atyre qe po shkrujne neper forume lart e poshte se jo Britney, jo Christina pffffff! Ju kemi fal qe s'keni vesh per muzike po qe flisni kot s'ju falim dot. OZM! Sa me ka pelqyer ne kete interpretim. Hyme ne finale me duket....yeah! LOVE IT

Pranvera Behrami Largohet Nga RTV21!



Largohet bonboni!

Televizioni "RTV21" po vuan per moderatore. Edhe ata pak te mire qe i kishte, ose po u largohen ose po i largojne. Pas Driton Siqeces, kete medium e ka leshuar edhe njera prej prezantueseve me simpatike. Behet fjale per Pranvera Behramin. Ajo jo vetem qe e drejtonte emisionin e mesdites "Bon Bon" por ishte edhe vet bonboni i ketij televizioni. Sharmi i saj, fjalori i paster dhe qendrimi dinjitoz para kamerave ka lene te ngujuar shume shikues prane televizoreve duke e percjell kete emision te perditshem. Arsyet e largimit nuk jane treguar, por sic mesuam vajza ishte e pakenaqur me pagesen qe merrte ne kete medium, ndersa pergjegjesia dhe puna qe e bente, ishte shume e madhe.

Teuta Krasniqi: Do te behem nena me e mire ne bote





Mendoni se ne opinion eshte folur me shume se c‘duhet per shtatzenine tende?

Jo, absolutisht jo. Si une ashtu dhe Blero jemi fytyra publike dhe kjo gje nuk na ka penguar fare. Ishte lajmi me i mire per ne dhe per adhuruesit tane. Ata gjithmone kane deshire te informohen edhe per jeten tone private.

Si mund ta pershkruash Teuten si nene?

Me gezim te madh po pres lindjes e bebes dhe dhashe Zoti qe te lind shendosh e mire, kjo eshte e rendesishme. Do te perpiqem te behem nena me e mire ne bote per beben dhe bashkeshortja me e mire per Bleron.

Projekti „Lidhja mes nesh", ku ka mbet?

Gjate ketyre diteve jam duke u marre me xhirimet ne studio ndersa nga mesi i muajit mars do te filloj emetim i emisionit „Lidhja mes nesh" me gjashte emisione

Saturday, March 20, 2010

Soni Malaj Ne Dashuri Me Balerinin Italian



Soni Malaj, ne dashuri me balerinin italian Mirko Luccarelli

Aventura si balerine e ka hedhur ne krahet e dashurise. Ajo qe ndihej ne ajer mes tyre duket se ka marre jete. Kengetarja Soni Malaj dhe partneri i saj ne spektalin "Dancing with the Stars". Mirko e kane tejkaluar tashme cakun e miqesise. Zerat kane kohe qe qarkullojne ne ambientin e artisteve konkurrente. Ne fillim u duk nje simpati nga ana e balerinit italian; aty gjate provave, rrotullimeve, perkedheljet kane marre nje tjeter forme. Shkendijat kane goditur tashme zemren e artistes e cila prej kohesh eshte singell.

Big Mama : Pa mua ska show ne "Vip Shpija"


INTERVISTE E BESIANA KASAMIT - BIG MAMA
PESE JAVE NE ‘VIP SHPIJA’

"Arsyeja e pare qe me shtyn te marr pjese ne kete loje eshte se cmimi i fituar, pra 50 mije euro, do te dedikohet per familje me nevoja. Kjo gje me ka bindur me shume dhe do te jem shume e lumtur se me kete gje do te gezoja ndonje familje, te cilat ditet e sotshme sa vijne e shtohen edhe me shume", ka thene Bigi

Kengetarja e njohur, Big Mama keto dite ka konfirmuar futjen e saj ne muajin prill ne shtepine me te perfolur ne vend "Shpija e Kosoves" te quajtur tashme "VIP Shpija". Ajo ne kete shtepi do te qendroj pese jave bashke me disa kolege te saj dhe shpreson qe do te kaloje mire. Megjithekete, ndihet e kenaqur qe ne kete forme do te kontribuoje per njerezit qe kane nevoje, pasi me mjetet e mbledhura nga ky reality-shou do te ndihmohen familjet skamnore. Pra, ne kete menyre personalitetet tona publike kane gjetur formen per t’u dale ne ndihme familjeve skamnore. Ne kete reality-shou do te mblidhen 50 mije euro dhe do te ndihmohen familjet qe kane nevoje per to. Per me shume rreth qendrimit te saj ne "VIP Shpija" flet Bigi per "Kosova Sot".

"Kosova Sot": Cfare ju shtyri te merrni pjese ne reality shou "VIP Shpija"?

Big Mama: Arsyeja e pare qe me shtyri te marr pjese ne kete loje eshte se cmimi i fituar, pra 50 mije euro, do te dedikohet per familje skamnore. Kjo gje me ka bindur me shume dhe do te jem shume e lumtur se me kete gje do te gezoja ndonje familje te varfer, te cilat ditet e sotshme sa vijne e shtohen edhe me shume. Mirepo, nga kendveshtrimi tjeter them se pa Big Mamen nuk ka shou aty, hahaha, mirepo, pervec kesaj, aty mund te bej edhe nje pushim te kendshem ne pranine e kolegeve te mi.

"Kosova Sot": A mendoni se do te mund te qendroni deri ne fund?

Big Mama: Vete arsyeja e pare qe loja reality shou eshte per donacion me ben edhe me te forte, ne menyre qe do te mundohem te qendroj.

"Kosova Sot": Si do te mund t’i perballoni 24 kamera per 24 ore?

Big Mama: Ate s’e kam problem fare, ngase gati cdo dite jam para kamerave. Ndersa e dyta eshte se nuk jam e kompleksuar, jam ajo qe jam si para, si pas kamerave. Kete jam munduar ta tregoj edhe me prezencen time ne disa emisione, por ketu do te kuptohet me mire.

"Kosova Sot": Mendoni se do te merziteni brenda ‘Shpise’?

Big Mama: Nuk besoj se do te merzitem, sepse jam shume e adaptueshme. Andaj, edhe lehte mund te mesohem te qendroj mbyllur ne ate shtepi. Besoj se do te me pelqej kjo menyre e jeteses, sepse jam nje tip qe jetoj me pak ato qe i kam.

"Kosova Sot": A do te mund te jetoni me koleget tuaj brenda shtepise edhe po qe se ndonjeri prej tyre nuk eshte i preferuar per ju?

Big Mama: Do ta provoj dhe do te shoh, por nje fjale te mesueses sime e mbaj mend: ‘Gjithe mikun e vertete e kupton ne rruge te gjate dhe te jetosh me te’. Prandaj, do te shohim se cka do ndodhe. Mirepo, une mendoj se aty nuk do te kete kolege qe nuk jane te preferuarit e mi, ngase shumicen prej tyre i kam miq dhe dashamire te mi.

"Kosova Sot": Meqe jeni person publik, do te mundoheni te kurseheni nga disa gjera brenda shtepise, apo do te jeni vetvetja sikur ne jeten e perditshme?

Big Mama: Une nuk jam nje tip me komplekse, mirepo do te mundohem te kaloj ditet dhe te jetoj ashtu sic jam edhe jashte shtepise dhe publiku te me njohe me mire, sepse VIP-at nuk kane brire, hahaha, por jane njerez te thjeshte, si te gjithe njerezit. Pra, nuk do te kursehem nga asgje, do te jem apo ajo Bigi qe jam ne jeten e perditshme, e thjeshte dhe me plot sens humori .